Site icon Telegrafi

Chelsea e gatshme të bëjë çdo gjë për të transferuar Ter Stegenin si zëvendësues për Kepan

Raportohet se Chelsea po tenton të transferojë Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona si zëvendësues për Kepa Arrizabalagan.

The Blues madje janë të interesuar edhe për Andre Onanan e Ajaxit, Gianluigi Donnarumman e Milanit, mirëpo gjermani mbetet prioritet i tyre.

Daily Express raporton se Chelsea është duke e monitoruar situatën e Ter Stegenin te Bluagranasit, pasi deri më tani ka refuzuar të nënshkruajnë kontratën e re.

Madje, besohet se Lionel Messi ka kërkuar nga Barcelona që të shesin 27-vjeçarin dhe të rikthejnë Neymarin në Camp Nou nga Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Real Madrid po monitoron situatën e Kepas

Portieri gjerman nuk është i lumtur me pagën e tij aktuale dhe me gjasë mund të kërcënojë me largim qysh në afatin kalimtar veror.

Klubi londinez thuhet se ka dërguar zbulues të lojtarëve që të shikojnë nga afër edhe Donnarumman e Onanan në këto ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version