Telegrafi

Chelsea e dërgon në Bundesliga talentin anglez Callum Hudson-Odoi

Callum Hudson-Odoi është larguar nga Chelsea dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar anglez nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion te londinezët dhe largimi i tij ishte i pashmangshëm.

21-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Gjermani, ku Bayer Leverkusen ka fituar garën për shërbimet e tij.

Megjithatë Chelsea nuk do ta shes lojtarin, por vetëm do ta huazojë për një vit, me klubin gjerman që nuk e ka mundësinë e blerjes së tij.

Reprezentuesi anglez dëshiron të luaj më shumë, pasi qëllimi i tij është që të marrë ftesë nga Kombëtarja për Kampionatin Botëror.

Hudson-Odoi ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku pritet t’i kryej vizitat mjekësore dhe pastaj të zyrtarizohet te Leverkusen.

Për lojtarin në garë ishin edhe Borussia Dortmund, Newcastle United, Southampton dhe Leicester City. /Telegrafi/