Chelsea është i interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, pasi thuhet se dinë që kontrata e holandezit përmban një klauzolë blerjeje.
De Ligt ka përfunduar si zgjedhje e dytë në qendër të mbrojtjes së Juventusit pas rikthimit të trajnerit Massimiliano Allegri.
Situate tij ka bërë që klube të mëdha evropiane të interesohen për transferimin e tij, ku ndër më të interesuar është Chelsea.
Sipas mediumit Daily Star, De Ligt ka një ‘klauzolë të veçantë lirimi’ në kontratën e tij me Juventusin që bëhet aktive në verën e vitit 2022.
Klauzola e lirimit do të lejojë klubet të nënshkruajnë me mbrojtësin holandez për 150 milionë euro ose 130 milionë funte nga fundi i sezonit aktual.
Gjigantët italianë morën nënshkrimin e tij dy vjet më parë nga Ajaxi, por tani mund ta humbasin atë ndaj kampionëve të Evropës, Chelsea.
Chelsea është e interesuar në De Ligt në vazhdën e ndjekjes së një mbrojtës të ri qendror, pasi humben nënshkrimin e Jules Kounde të Sevillas në verë. /Telegrafi/