Site icon Telegrafi

Chelsea e do Chilwellin, por duhet të paguajë një shumë të majme te Leicesteri

Chelsea është e bindur se do të transferojë Ben Chilwellin nga Leicesteri në afatin kalimtar veror.

The Blues ka kohë që po interesohen për mbrojtësin anglez, derisa po rivalizohen nga disa skuadra evropiane.

Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që të kompletojë transferimin e Chilwell, ndërsa ‘Dhelprat’ kërkojnë 70 milionë euro nga shitja e tij.

23-vjeçari ka edhe katër vite kontratë të mbetur me Leicesterin, mirëpo ka bërë të qartë se dëshiron të provojë një aventurë të re.

Lexo po ashtu Chelsea planifikon t’i shpenzojë rreth 250 milionë euro për tri transferime në verë

Ish-kampioni i Ligës Premier është në situatë të mirë financiare, sidomos nëse kualifikohen për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Nëse dështon Chilwell, atëherë The Blues do të tentojnë transferimin e Alex Telles nga Porto dhe Marc Cucurellan nga Getafe. /Telegrafi/

Exit mobile version