Telegrafi

Chelsea e bën prioritet transferimin e Moussa Dembeles

Chelsea është e vendosur që në afatin kalimtar të verës të transferojë Moussa Dembelen nga Lyoni.

Frank Lampard thuhet se kishte tentuar të transferonte lojtarin edhe në afatin kalimtar të janarit, mirëpo nuk arriti ta bindte skuadrën franceze për shitjen e tij.

Por, The Blues tani do të rikthehen për Dembele në këtë verë, derisa lojtari shihet si rival i Tammy Abraham për zgjedhjen e parë në sulm.

Lexo po ashtu Chelsea hap thesin, 170 milionë euro në dispozicion të Lampardit – gati lista me emrat e tre lojtarëve të njohur

23-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka shënuar 16 gola në 27 paraqitje në Ligue 1, e që po kërkohet edhe nga disa skuadra tjera.

Në anë tjetër, Abraham ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re, duke kërkuar 150 mijë funte në javë. /Telegrafi/