Telegrafi

Chelsea e bën kontaktin e parë për Higuainin

Allegri e mbajti Higuainin në bankën rezervë

Juventusi jo vetëm ka transferuar, por po ballafaqohet edhe me largime të yjeve të mëdha.

Gianluca Di Marzio raporton se të mërkurën ka ekzistuar kontakti i parë mes Chelseat dhe Juventusit për sulmuesin argjentnias.

Është pyetur skuadra torineze nëse është në gjendje ta shesë lojtarin, por e gjitha është lënë në varësi të largimit të një prej sulmuesve nga Chelsea.

Dyshohet se Morata dhe Batshuayi janë pranë largimit definitiv nga Chelsea, e Blutë para se të blejnë duan të shesin.

Negociatat janë ende në fazat fillestare, pasi që vëllai dhe agjenti i lojtarit ende nuk është kontaktuar.

E ardhmja e Higuain duket se është e destinuar të jetë larg prej Juventusit, sidomos pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Sarri po e kërkon Higuainin të cilin e njesh humë mirë nga puna e përbashkët te Napoli. /Telegrafi/