Telegrafi

Chelsea e Arsenali interesohen për Baileyn

Leon Bailey (Foto: Getty Images)

Chelsea dhe Arsenali kanë shfaqur interesim serioz për sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey.

Sipas The Sun, agjentët e lojtarit tashmë kanë folur me klubin gjerman ku i kanë njoftuar për një largim të mundshëm gjatë verës.

Bailey dëshiron të largohet nga Bundesliga, kurse Liga Premier është destinacioni i tij i preferuar.

Leon Bailey gjatë miqësores kundër Leimbachstadion (Foto: Getty Images)

Por, një transferim i mundshëm i tij klubeve të interesuara mund t’i kushtojë rreth 40 milionë euro.

Kontrata e 20-vjeçarit me Leverkusenin përfundon në vitin 2022.

Lexo po ashtu Pedro i befasuar nga Jorginho, krahason Sarrin me Guardiolan

Përveç dy klubeve angleze, profili i Bailyt është pëlqyer edhe nga Roma.

Në sezonin e fundit ai në Bundesliga shënoi nëntë gola në 30 ndeshje. /Telegrafi/