Leicester City ia ka bërë të ditur Chelseat se duhet të ofrojë një shumë rekorde për mbrojtësin Ben Chilwell.
The Mirror raporton se ‘Foxes’ kanë kërkuar më shumë se 80 milionë funte (88.7 milionë euro) për futbollistin anglez që është shumë rekorde për një mbrojtës.
Në rast se ndodh transferimi, atëherë Blutë do ta thyenin rekordin e transferimit të Harry Maguire te Manchester Unitedi në verën e kaluar.
Chilwell ka kontratë me klubin nga King Power Stadium deri në vitin 2024, ndërsa ka qenë pjesë e këtij klubi që nga mosha 12 vjeçare.
Shuma e kërkuar për 23-vjeçarin, ka bërë që Chelsea të shqyrtojë edhe opsione të tjera në rast të mosarritjes së marrëveshjes me Leicesterin. /Telegrafi/