Afati kalimtar i verës është larg, por skuadrat e mëdha po bëjnë gati transferimet qysh tani.
Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia tregojnë se Chelsea dhe Roma janë futur në bisedime për një shkëmbim lojtarësh.
Klubi italian ka kërkuar shërbimet e francezit Kurt Zouma, por Chelsea ka ardhur me një propozim interesant.
Londinezët i kanë propozuar Romës shkëmbimin mes Zoumas dhe mbrojtësit gjerman Antonio Rudiger.
Në rast se Roma pranon këtë ofertë, atëherë do të fitonte edhe 15 milionë euro tjera nga Chelsea pasi Rudiger vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Bisedimet mes dy klubeve kanë filluar, ndërsa mbetet të shihet nëse do të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Rudiger ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2020.
Ndërkohë mbrojtësi francez, Kurt Zouma lidhet me Chelsean deri në vitin 2019. /Telegrafi/