Telegrafi

Chelsea dhe Roma në garë për shërbimet e Schmeichelit

Portieri danez, Kasper Schmeichel ka përfunduar në radarin e skuadrave të mëdha, Chelsea dhe Roma.

Schmeichel ka befasuar me nivelin e treguar viteve të fundit te Leicester City, duke qenë njëri nga më meritorët për titullin e fituara para dy sezonesh.

Paraqitjet e tij të mira me klubin anglez, por edhe me kombëtaren daneze në Kupën e Botës kanë bërë që Schemichel të bëhet një emër i nxehtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmer rreth Kasper Schmeichel

Sipas mediumit anglez Sky Sport News, Chelsea dhe Roma janë në garë për të nënshkruar me portierin danez të Leicester Cityt.

Kasper Schmeichel (Getty Images)

Schmeichel e ka vendosur veten si një nga portierët më të mirë në Ligën Premier dhe është një opsion për të dyja skuadrat, Chelsean dhe Romën.

Megjithatë, transferimi i tij do të bëhet vetëm nëse këto dy skuadra humbasin shërbimet e portierëve të tyre aktual.

Schmeichel priti tri penallti ndaj Kroacisë (Getty Images)

E ardhmja afatgjatë e Thibaut Courtois në Chelsea është e pasigurt, ndërsa edhe Alisson i Romës ka qenë i lidhur me transferim gjatë verës.

Ndryshe, Schmeichel në të kaluarën është lidhur edhe me Arsenalin dhe Real Madridin. /Telegrafi/