Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë të vendosur të garojnë për shërbimet e yllit të Sevillas, Pablo Sarabia.
Mesfushori sulmues ka shkëlqyer me Sevillën këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe ka ofruar shtatë asistime në 21 paraqitje në ligë.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Sarabia të pëlqehet shumë nga skuadrat e njohura evropiane, por edhe ato botërore.
Skuadra nga Superliga Kineze, Dalian Yifang, dështoi me një ofertë prej 39 milionë eurosh muajin e kaluar, pasi Sevilla nuk dëshironte të shiste lojtarin.
Sipas mediumit Estadio Deportivo, klubi andaluzian do të duhet të shmangë tani interesimin e madh të skuadrave të njohura evropiane për 26-vjeçarin.
Anglezët e Chelseat tashmë kanë kontaktuar në lidhje me një marrëveshje, ndërsa interesim serioz ka shfaqur edhe PSG.
Sarabia mund të luajë në një numër pozicionesh në vijën pas sulmuesit qendror dhe kjo e ka bërë atë një objektiv të madh për Maurizio Sarrin, i cili gjithashtu do të mirëpresë Christian Pulisicin në klub në verë.
Real Madridi gjithashtu thuhet se kishte treguar interesim në spanjollin në fillim të muajit të kaluar. /Telegrafi/