Raphael Varane ka vendosur përfundimisht të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi francez është pjesë e Los Blancos që 10 vite dhe dëshiron të provojë një aventurë të re.
E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në Ligën Premier të Anglisë, ku dy skuadra të mëdha janë vënë pas tij.
Chelsea dhe Manchester United janë dy ekipet që po këmbëngulin për të nënshkruar me mbrojtësin qendror francez.
Real Madridi është i gatshëm ta shes yllin e mbrojtjes dhe pret që këtë gjë ta bëjë për një çmim nga 60 deri në 70 milionë euro.
Edhe gjiganti francez, Paris Saint Germain gjithashtu janë të interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin, por Varane është i vendosur për ta provuar futbollin anglez.
28-vjeçari konsiderohet si njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë në botë, derisa sezonin që sapo lamë pas ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me Real Madridin. /Telegrafi/