Ivan Toney e ka nisur për mrekulli edhe sezonin e ri në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Sulmuesi anglez ka shkëlqyer edicionin e kaluar me Brentford, por shkëlqimin është duke e vazhduar edhe këtë edicion dhe mund të largohet gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror.
26-vjeçari sezonin e kaluar luajti në 37 ndeshje zyrtare duke shënuar 14 gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë.
Ndërkohë këtë vit anglezi ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë në tri sfidat e para, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Manchester United, Chelsea dhe Everton janë vënë pas tij, pasi duan ta transferojnë para mbylljes së afatit kalimtar.
Mediat në Ishull shkruajnë se gjatë kësaj jave tri skuadrat pritet të dalin me oferta zyrtare në drejtim të Brentfordit për Toney.
Brentford e vlerëson shumë lojtarin dhe nuk duan të mbeten pa ty, por një ofertë mbi 40 milionë euro do të bënte që ata ta shisnin yllin e tyre.
Chelsea ende nuk ka gjetur sulmues pas largimit të Timo Werner dhe Toney po shihet si ideali për skemën e trajnerit Thomas Tuchel.
Ndërkohë Djajtë e Kuq e duan anglezin si zëvendësues të Cristiano Ronaldos i cili mund të largohet gjatë verës. /Telegrafi/