Jonathan David pritet të largohet nga Lille gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi kanadez mori pjesë me vendin e tij në Kupën e Botës, por duket se nuk do të kthehet fare në Francë te Lille.
Chelsea dhe Manchester United janë dy skuadrat që po luftojnë për t’i fituar shërbimet e sulmuesit të talentuar kanadez.
22-vjeçari ka shkëlqyer në Ligue 1 me fanellën e Lille, ku në 15 ndeshje zyrtare ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në tre të tjerë.
Lille e vlerëson shumë yllin e tyre dhe synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 70 milionë euro.
Kjo shumë nuk përbën problem për dy gjigantët anglezë dhe tani mbetet të shihet se cila do ta bind lojtarin me projektin e tyre për t’iu bashkuar në janar.
Vlen të theksohet se interesim për kanadezin ka shprehur edhe kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich. /Telegrafi/