Newcastle United nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion në Ligën Premier duke marrë vetëm tri pikë paa gjashtë ndeshjeve.
Por njëjtë nuk mund të thuhet edhe për yllin e kësaj skuadre, Allan Saint-Maximin që e ka një start fantastik.
Sulmuesi anësorë ka shkëlqyer në gjashtë takimet e para me dy gola e tre asistime të tjera duke qenë ndër lojtarët më në formë të ‘Laraskave’.
E formën e mirë të lojtarit janë duke e monitoruar dy gjigantët anglez, Chelsea dhe Liverpool.
Dy klubet angleze janë impresionuar nga paraqitja e francezit dhe po e përcjellin ecurinë e tij para se të dalin me ndonjë ofertë në janar.
Por sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, nënshkrimi me francezin nuk do të jetë aspak i lehtë.
Newcastle në afatin kalimtar të verës refuzoi 30 milionë euro nga Everton pasi dëshirojnë ta mbajnë yllin e skuadrës.
24-vjeçari ka kontratë afatgjate deri në vitin 2026 me Newcastlen dhe kjo e komplikon largimin e tij nga St James Park.
Gjithsesi mediumi anglez raporton se nëse vazhdon kjo formë e mirë e Saint-Maximin mund të bëjë që Liverpool e Chelsea të dalin me oferta mbi 50 milionë euro në afatin kalimtar të janarit për yllin e Newcastles. /Telegrafi/