Raheem Sterling është në listë për tu larguar nga Chelsea, njësoj siç është nxjerr në shitje edhe Federico Chiesa nga Juventusi.
Dy gjigantët evropianë kanë tentuar një shkëmbim të bujshëm, por që në fund dështoi.
Sipas Gianluca Di Marzio, blutë mbatën një takim me Juventusin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Sterling dhe Federico Chiesa.
Bisedimet eksploruese, megjithatë, nuk çuan askund: klubet nuk ranë dakord për vlerësimet e dy lojtarëve.
Përveç kësaj, Chiesa është tashmë një nga lojtarët më të paguar të Juventusit, por Sterling fiton dy herë më shumë që skuadra e Serisë A nuk mund ta përballojë.
Chelsea mund të kthehet ende në garë për italianin, i cili nuk është në planet e trajnerit të ri të Juventusit, Thiago Motta.
Megjithatë, për të nënshkruar me anësorin, ata do të duhet të shesin fillimisht yllin anglez Raheem Sterling. /Telegrafi/