Site icon Telegrafi

Chelsea dhe City kanë bërë oferta për Iscon

Isco Alarcon (Getty Images)

Manchester City dhe Chelsea kanë bërë oferta serioze në drejtim të Real Madridit për Iscon.

Mesfushori ka luftuar për të gjetur një vend në formacionin titulluar të trajnerit të ri, Santiago Solarit, por është lënë jashtë shkaku i formës së dobët dhe mbipeshës këtë sezon.

Kjo ka bërë që lojtari të jetë në radarin e shumë klubeve evropiane pasi që nuk po e konsideron se ka të ardhme te spanjollët.

Spanjolli ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2022

Ata nuk llogarisin në shërbimet e Iscos. Ai ka probleme me mbipeshën, kështu që po mendon të shkojë në Ligën Premier Ligë, shkruan Odiario.

Ai ka një ofertë nga Chelsea dhe një tjetër nga City i Pep Guardiolës. Besohet se stili i lojës së Citizens i shkon për shtati lojtarit.

Lexo po ashtu Isco i harruar nga Solari, Juve monitoron situatën

Cristiano Ronaldos nuk i ka pëlqyer të luajë me të sepse kishte thënë se e mbante shumë topin.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 165 paraqitje për madrilenët gjersa ka shënuar 33 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version