Telegrafi

Chelsea dhe Bayern Munichu rivalizojnë PSG-në për Hakimin

Ndërsa disa raporte sugjerojnë se Achraf Hakimi është në prag të një transferimi në PSG me vlerë prej 60 milionë eurosh, disa të tjerë pretendojnë se Interi po kërkon 80 milionë euro dhe Chelsea e Bayern Munich janë të interesuar gjithashtu.

Fituesit e Scudettos duhet të shesin në mënyrë që të balancojnë librat financiar, dhe Hakimi është ndoshta lojtari që mund të sjellë më shumë para pa e dobësuar masivisht skuadrën.

Ai u ble nga Real Madridi për 45 milionë euro vetëm verën e kaluar, dhe Gazzetta dello Sport shkruan se një marrëveshje është bërë praktikisht me Paris Saint-Germain për 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain në bisedime me Hakimin, Interi mund ta shes

Sidoqoftë, mediumi Sky Sport Italia paralajmëron se 60 milionë euro nuk do të mjaftonin dhe Interi po bën presion për afro 80 milionë euro, që do të ishte pothuajse dyfishi i shifrës së paguar një vit më parë.

Ka gjithashtu interes nga Bayern Munich dhe Chelsea, i cili do të shkaktojë një luftë ofertash.

22-vjeçari maroken kontribuoi me shtatë gola dhe 11 asistime në 45 paraqitje konkurruese këtë sezon. /Telegrafi/