Alexander Isak po vazhdon shkëlqimin në Ligën Premier me fanellën e Newcastle United, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë.
Sulmuesi suedez është në krye të dëshirave të dy gjigantëve anglezë Chelsea dhe Arsenal që duan transferimin e tij.
Dy skuadrat londineze e kanë bërë prioritet transferimin e Isak në afatinkalimtar të janarit.
25-vjeçari është i hapur për të bërë një hap para në karrierë dhe për këtë tanimë ka njoftuar drejtuesit e Newcastles.
‘Laraskat’ janë të gatshëm ta lejojnë largimin e yllit kryesor të skuadrës dhe tanimë i kanë vendosur një çmim të largimit prej 150 milionë euro.
Isak këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë, derisa ai konsiderohet si një nga qendërsulmuesit më të mirë në Angli. /Telegrafi/