Sulmuesi i talentuar brazilian, Richarlison ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin anglez.
Anëtari i Watfordit ka arritur të shënoj pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë me skuadrën londineze.
Kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha angleze.
Kampioni në fuqi Chelsea dhe rivalët londinez Arsenal janë vënë në garë për transferimin e brazilianit.
Mediat angleze kanë raportuar se për 20-vjeçarin dy skuadrat e mëdha tani kanë filluar ta rivalizojnë njëra tjetrën.
Watfordi e transferoi lojtarin dy vite më parë nga Fluminese për 12 milionë euro, por tani vlera e tij është më e lartë.
Klubi verdh e kuq po kërkon së paku 45 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre.
Përveç Chelseas dhe Arsenalit në garë për talentin brazilian është edhe klubi francez Olympique Marseille.
Kontrata aktuale e Richarlisonit me Watfordin skadon në qershorin e vitit 2022. /Telegrafi/