Chelsea vazhdon ndjekjen e Andre Onanas, duke e shtuar çdo herë e më shumë interesimin.
Sipas La Gazzetta dello Sport, reprezentuesit e Bluve e kanë ndjekur nga afër portierin e Interit në ndeshjen kundër Portos dhe Benficas, dhe do të jenë nesër (e martë) në Giuseppe Meazza për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.
Me këtë rast do të ndodh edhe një takim mes dy klubeve dhe besohet anglezët tashmë kanë gati dy oferta.
E para është 40 milionë euro, ndërsa e dyta 10 milionë dhe kartonin e Kepa Arrizabalaga.
Krahas kësaj, klubi nga Milano vazhdon të monitorojnë Guglielmo Vicario e Empolit. /Telegrafi/