Chelsea do të dërgojë disa vëzhgues që ta shohin nga afër anësorin e Interit, Ivan Perisic, në ndeshjen e ardhshme të Romës.
Tuttomercatoweb shkruan se të dërguarit e londinezëve do të jenë në San Siro.
Perisic ka qenë i lidhur edhe gjatë verës për një kalim të mundshëm në Stamford Bridge.
Antonio Conte është i impresionuar nga forma e 28 vjeçarit që këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 29 ndeshje.
Perisic gjatë karrierës së tij me të rinjtë e Hajduk Splitit, pastaj karrierë bëri të Sochaux, KSV Roeselare, Club Brugge, Borussia Dortmund dhe Wolfsburg.
Ai erdhi në Inter për 19 milionë euro në verën e vitit 2015.
Perisic me Kroacinë ka 16 gola në 55 ndeshje. /Telegrafi/