Site icon Telegrafi

Chelsea bën ofertë prej 68 milionë eurove për Van Dijk

Chelsea ka bërë një ofertë prej 60 milionë funteve apo 68 milionë eurove për qëndërmbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.

Mbrojtësi holandez ka shkëlqyer në sezonin e tij të fundit të Southampton dhe ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, ku ndër ta janë edhe Chelseat.

Lexo po ashtu Abramovich ia plotëson dëshirën Contes, i ofron 285 milionë euro për transferime

Sipas Sky Italia, gjiganti anglez veçse ka trokitur në derën e Southamptonit, ku ka dërguar një ofertë të lartë e cila peshon plot 68 milionë euro.

Raporti e mediumit italian pohon se marrëveshja nuk ka arritur ende përfundimin e saj, por Blutë shpresojnë të marrin njeriun e tyre.

Lexo po ashtu Zyrtare: Liverpool heq dorë prej Van Dijkut

Përveç Chelseat, Liverpooli dhe Man City janë gjithashtu të interesuar për mbrojtës shtatlartë holandez.

Ndërkohë, Chelsea po vështron gjithashtu edhe një lëvizje për qendërmbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci. /Telegrafi/

Exit mobile version