Site icon Telegrafi

Chelsea bën ofertë për Lukakun, ja situata

Chelsea ka bërë ofertë për Romelu Lukakun, por Evertoni nuk është i bindur ende ta shesë lojtarin.

Mirror shkruan se Antonio Conte ka bërë ofertë prej 57 milionë funtesh për Lukakun.

Megjithatë, Evertoni kërkon 20 milionë funte më shumë, pra 75 milionë funte.

Lexo po ashtu LIVE: Transferimet në kohë reale

Chelsea besohet se dëshiron ta rikthejë lojtarin që nuk diti t’ia shfrytëzojë potencialin dhe Conte nuk e ka problem shumën që duhet paguar nga ekipi i tij.

Blutë janë të bindur se Lukaku është lojtar i tyre para mbylljes së afatit kalimtar veror më 31 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version