Telegrafi

Chelsea bën goditjen e radhës, transferon talentin francez për 27 milionë euro

Chelsea ka prezantuar transferimin më të ri i cili është Lesley Ugochukwu.

Mesfushori i talentuar francez ka dalë nga akademia e Stade Rennes dhe shkëlqeu në dy vitet e fundit në Ligue 1.

19-vjeçari ka kompletuar transferimin te Chelsea me klubin londinez që pagoi 27 milionë euro për transferimin e tij.

Ugochukwu ka nënshkruar kontratë afatgjate me Chelsean për shtatë vite me një vit tjetër opsion për të vazhduar.

Dy drejtorët e Chelseat,  Laurence Stewart dhe Paul Winstanley janë shprehur të lumtur me transferimin e talentit francez në Stamford Bridges.

“Jemi të kënaqur që Lesley po i bashkohet Chelseat. Ai është një lojtar i ri mbresëlënës i cili tashmë ka lënë gjurmë në Ligue 1″.

“Ai ka një sasi të madhe potenciale dhe ne e dimë se do të vazhdojë të zhvillohet dhe përmirësohet. Jemi të kënaqur që ai na është bashkuar në SHBA dhe se do të jetë në gjendje të integrohet shpejt me skuadrën”, thuhet në reagimin e drejtorëve të Chelseat. /Telegrafi/