Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, e ka bërë gati listën e blerjeve për afatin kalimtar veror.
Edhe pse kampionati është duke ecur shumë mirë për Chelsean, gjatë verës do të ketë blerje të reja që të freskohet skuadra.
Sipas asaj që shkruan The Mirror, Conte nuk do të harxhojë më shumë se 100 milionë funte.
Tre emrat që konsiderohen më shumë janë Virgil van Dijk (Southampton), Alvaro Morata (Real Madrid) dhe Mousa Dembele (Celtic).
Në ditët e fundit Blutë kanë qenë të lidhur edhe me Antonio Candrevan e Interit.
Emri i pestë nuk dihet, por flitet se ai do të merret sipas nevojë. /Telegrafi/