Site icon Telegrafi

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea duket se po përgatitet që të shpenzojë një shumë të majme parash për mikun e ngushtë të Mykhailo Mudryk.

Chelsea siguroi shërbimet e Mudryk nga Shakhtar Donetsk për shifrën e 88 milionë eurove gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2023.

Dhe tani, sipas raportimeve nga Anglia, ‘Blutë e Londrës’ janë duke monitoruar situatën e një talenti tjetër të Shakhtarit teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror.

Klubi londinez besohet se është i etur që të nënshkruajë me Georgiy Sudakov dhe tashmë kanë mbajtur bisedime me përafqesuesit e mesfushorit ukrainas.

21-vjeçari i cili thuhet se vlerësohet diku rreth 65 milionë euro, ka tërhequr interesimin edhe të klubeve tjera angleze siç janë Arsenali, Manchester City dhe Liverpooli.

Chelsea megjithatë mendohet se kanë mbajtur bisedime me shefin e Shakhtarit, Sergei Palkin, i cili ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen ndaj Evertonit, të cilën e fituan me rezultat 6-0.

Lexo po ashtu Lojtari i Chelseat, i cili e ka kaluar sezonin në formë huazimi - nuk dëshiron të kthehet në klub

“Ai definitivisht do të transferohet tek një klub i madh evropian këtë verë. Kur isha prezent në ndeshjen e Chelseat ndaj Evertonit, shumë njerëz më pyetën mua për Sudakov”, ka thënë Palkin.

Sudakov është mik i ngushtë i Mudryk dhe ky i fundit në një intervistë me shaka kishte thënë se i mungon ai në Londër.

Reprezentuesi ukrainas ka kontratë me Shakhtarin deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 125 milionë eurosh, e cila do të bëhet aktive nga muaji qershor./Telegrafi/

Exit mobile version