Telegrafi

Chelsea i bashkohet garës për Lindelofin

Victor Lindelof tani i pëlqen edhe skuadrës së Antonio Contes, Chelseat.

Është folur shumë për një interesim të madh të Manchester Unitedit për mbrojtësin suedez të Benficas, Victor Lindelof.

Por, tani sipas Mirror, Chelsea do të shkoj kokë më kokë me ‘Djajtë e Kuq’ gjatë kësaj vere për shërbimet e tij, pasi Antonio Conte e ka identifikuar suedezin si objektiv kryesor për ta transferuar.

Lexo po ashtu Tifozët e United pyesin se kush është mbrojtësi që klubi i tyre po paguan 45 milionë funte për të (Foto)

Skuadra e Jose Mourinhos ka qenë pranë një marrëveshje me klubin portugez mbi nënshkrimin e qendërmbrojtësit 22-vjeçar, por interesi nga skuadrat e tjera do të lejojë Benfica për t’i përzënë deri të arrijnë çmimin që janë duke kërkuar.

Çmimi i kërkuar nga skuadra e madhe portugeze mendohet të jetë hiç më pak se 45 milionë euro. /Telegrafi/