Chelsea thuhet se ka arritur marrëveshje me Wolverhampton Wanderers për transferimin e portugezit Pedro Neto.
Sipas David Ornstein të The Athletic, Chelsea ka arritur marrëveshje të plotë me Wolves për të nënshkruar me anësorin Pedro Neto.
Blutë kanë rënë dakord të paguajnë një tarifë prej rreth 60 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse për anësorin portugez, i cili së shpejti do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Neto gjithashtu ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsean dhe është i etur për t’u bashkuar me skuadrën e Enzo Maresca para fillimit të sezonit 2024/25 në Ligën Premier.
🚨 BREAKING: Chelsea reach agreement with Wolverhampton Wanderers to sign Pedro Neto. Fee €60m + €3m addons. 24yo Portugal international winger set to undergo medical soon before completing transfer from #WWFC to #CFC @TheAthleticFC after @FabriceHawkins https://t.co/4k2UW7sEYe
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 9, 2024
Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë ai mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen hapëse të Bluve kundër Manchester Cityt më 18 gusht.
Neto ishte i shqetësuar nga problemet e lëndimeve sezonin e kaluar, por megjithatë arriti të shënonte dy gola dhe të jepte nëntë asistime në 20 paraqitje në Ligën Premier për Wolves.
Ylli portugez mund të luajë në të dy krahët, por është më i prirur për të luajtur në krahun e majtë. /Telegrafi/