Daniele Rugani nuk do të qëndrojë më te Juventusi.
Qendërmbrojtësi italian ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez Chelsea për t’iu bashkuar trajneri Maurizio Sarri.
Mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se dy klubet, Chelsea dhe Juventus tanimë kanë arritur akordin mes vete.
Kampioni italian ka pranuar ofertën prej 40 milionë nga Chelsea për qendërmbrojtësin italian.
24-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Chelsean dhe pritet të marrë një fanellë titullari.
Ky do të jetë transferimi i dytë i Maurizio Sarrit pas zyrtarizimit te Chelsea pasi ka marrë nga Napoli edhe mesfushorin Jorginho.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të ndodhë gjatë 48 orëve të ardhshme nga Chelsea. /Telegrafi/