Telegrafi

Chelsea arrin marrëveshje me Monacon për transferimin e Disasi

Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje me Monacon për të nënshkruar me qendërmbrojtësin Axel Disasi, raporton David Ornstein në Athletic.

Blutë do t’i paguajnë 45 milionë euro skuadrës së Principatës për mbrojtësin 25-vjeçar.

Francezi bëri 38 paraqitje në ligë për Monacon sezonin e kaluar, duke shënuar tre herë dhe duke dhënë të njëjtin numër asistimesh.

Pikat e tij kryesore janë fiziku dhe pasimet e shkëlqyera në distancë, duke bërë që Chelsea ta transferojë pikërisht për këto cilësi.

Qendërmbrojtësi i krahut të djathtë do të jetë një opsion i skuadrës për Blutë pasi ata po kërkojnë të zëvendësojnë Wesley Fofana.

Mbrojtësi francez pësoi një lëndim të rëndë që do ta lërë jashtë fushës për të paktën gjysmë viti. /Telegrafi/