Raportohet se Chelsea ka arritur marrëveshje me lojtarin që u kërkua me ngulm nga Juventusi, Sead Kolasinacin.
Sipas asaj që shkruan Sky Sports UK, mbrojtësi i Schalkes do të bashkohet me klubin nga Londra.
23 vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga klubi gjerman, ku skuadra si Zenit St Petersburg dhe Juventusin ishin afër.
Ky është dështimi i dytë i Juves në këtë afat pasi që Axel Witsel është larguar drejt klubit kinez Tianjin Quanjian.
Chelsea është duke treguar formë të mirë këtë kampionat. /Telegrafi/