Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, i është përgjigjur raportimeve se Chelsea janë të interesuar për të nënshkruar me yllin e Brighton, Evan Ferguson.
Pochettino mbeti i ndrojtur kundrejt thashethemeve dhe refuzoi që të diskutojë shumë për sulmuesin e talentuar.
“Blutë e Londrës” janë lidhur me një transferim të 19-vjeçarit i cili deri më tani ka shënuar nëntë gola në Ligën Premier.
Brighton në anën tjetër do ta lejonte largimin e tij vetëm në rast se në drejtim të tyre vjen një shifër rekorde e parave.
“Jo, nuk do të flas për thashethemet për shkak se dua të tregoj respekt. Ne nuk do të flasim për këtë. Ne jemi duke e analizuar skuadrën dhe në rast se diçka ndodh, ne do t’ua bëjmë me dije”, ka thënë Pochettino pas fitores ndaj Fulham.
Chelsea ka qenë në kërkim të një sulmuesi tash e disa sezone dhe nuk është befasi pse Ferguson mund të jetë ‘i përzgjedhuri’ për këtë pozicion.
Ferguson është bërë vetëm lojtari i katërt në moshën 18-vjeçare ose më i ri, që shënon het-trik në Ligën Premier, kur ai realizoi tregolësh ndaj Neëcastle këtë sezon.
Duket e pamundur se klubi londinez do të bëjë një lëvizje për Ferguson gjatë afatit dimëror, por nuk përjashtohet mundësia që gjatë verës të ketë diçka më konkrete në këtë drejtim./Telegrafi/