Chelsea është më afër se kurrë më parë që të transferojë Ben Chilwellin nga Leicester City.
The Blues ka kohë që janë të interesuar në mbrojtësin e majtë të Dhelprave dhe duket se në këtë verë do të transferojnë atë.
Sipas asaj që raporton The Times, skuadra londineze është e gatshme që të paguajë 70 milionë euro plus dhjetë milionë bonuse.
Liecesteri në anën tjetër kërkon 80 milionë euro dhe marrëveshja është në prag që të arrihet.
Frank Lampard e kishte si opsion edhe Sergio Reguilonin e Real Madridit, mirëpo tani është i fokusuar vetëm te Chilwell. /Telegrafi/