Mediat franceze raportojnë se Chelsea ka paraqitur një ofertë prej 60 milionë eurove për anësorin e Juventusit, Kingsley Koman.
Anësori francez momentalisht është i huazuar të Bayern Munich në një marrëveshje dy vjeçare nga Juventusi dhe kjo marrëveshje është drejt fundit.
Shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se skuadra gjermane ka për qëllim për të aktivizuar opsionin e blerjes prej 18 milionë funte në marrëveshjen e tyre me Juventusin.
“Mundësia është e vlefshme deri më 30 prill dhe ne shpresojmë për të mbajtur lojtarin”, ka theksuar Rummenigge.
Megjithatë, sipas Telefoot, këtë mëngjes, liderët e Ligës Premier, Chelsea ka bërë një ofertë të madhe prej 60 milionë euro për krahun francez, dhe kjo mund të tundoj Juventusin dhe futbollistin.
Për Coman të interesuar janë edhe skuadra tjetër angleze, Manchester City, të cilët kanë paraqitur një propozim prej 50 milionë euro për shërbimet e tij.
Nëse Coman vendos se do të preferonte të shkonte në Ligën Premier, atëherë ai ka fuqinë për të refuzuar bashkimin e me Bayern Munichun në mënyrë të përhershme para se marrëveshja të bie dakord.
Është e mundshme edhe në interes të Juventusit jo vetëm për lojtarin, pasi ata mund të bëjnë një fitim shumë më të madh në shitjen e lojtarit në drejtim të Ligës Premier. /Telegrafi/