Site icon Telegrafi

Chelsea, 60 milionë për Bonuccin

Chelsea i ka premtuar Antonio Contes se do të bëjë ofertë prej 60 milionë eurosh për Leonardo Bonuccin.

Gazetat angleze shkruajnë se trajneri ia ka sugjeruar këtë lojtar Roman Abramovichit.

Conte ka punuar me lojtarin dhe nënshkrimin me të e sheh si një arritje e madhe.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se Chelsea ka bërë ofertë prej 58 milionë euro për Kalidou Koulibaly, por që është refuzuar.

Për këtë Abramovich nuk do ta ketë problem që të jap 60 milionë euro për Bonuccin.

Italiani kërkohet edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas. /Telegrafi/

Exit mobile version