Telegrafi

Chelsea 3-2 Arsenal: Notat e lojtarëve, Alonso heroi

Alonso në momentin e golit të fitores ndaj Arsenalit (Foto: Getty Images)

Chelsea arriti të fitojë derbin e xhiros së dytë në Ligën Premier ndaj Arsenalit me rezultat 3-2.

Golat për Blutë i shënuan Pedro (9’), Alvaro Morata (20’) dhe Marcos Alonso (81’).

Kurse për Topçinjtë shënuan Henrikh Mkhitaryan (37’) dhe Alex Iwobi (41’).

Pierre-Emerick Aubameyang gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Lojtari i ndeshjes ishte Alonso, i cili përveç golit ishte ai që asistoi te Pedro.

Me paraqitje të mirë te skuadra e Maurizio Sarrit përveç golashënuesve u vlerësuan edhe Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Eden Hazard.

Matteo Guendouzi në tentim për të ndalur Eden Hazardin (Foto: Getty Images)

Te Arsenali më i miri ishte Mkhitaryan me gol dhe asistim, por edhe Petr Cech.

Në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ishte ky i fundit që bëri paraqitje më të mirë. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Chelseat:

Notat e lojtarëve të Arsenalit: