Chelsea arriti të fitojë derbin e xhiros së dytë në Ligën Premier ndaj Arsenalit me rezultat 3-2.
Golat për Blutë i shënuan Pedro (9’), Alvaro Morata (20’) dhe Marcos Alonso (81’).
Kurse për Topçinjtë shënuan Henrikh Mkhitaryan (37’) dhe Alex Iwobi (41’).
Lojtari i ndeshjes ishte Alonso, i cili përveç golit ishte ai që asistoi te Pedro.
Me paraqitje të mirë te skuadra e Maurizio Sarrit përveç golashënuesve u vlerësuan edhe Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Eden Hazard.
Te Arsenali më i miri ishte Mkhitaryan me gol dhe asistim, por edhe Petr Cech.
Në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ishte ky i fundit që bëri paraqitje më të mirë. /Telegrafi/
Notat e lojtarëve të Chelseat:
Notat e lojtarëve të Arsenalit: