Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj West Bromwich Albionit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Ligës Premier.
Skuadra e Antonio Contes i është kthyer fitores në kampionatin anglez pas dy humbjeve turpëruese ndaj Bournemouthit dha Watfordit.
Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Contes u shënuan nga Eden Hazard (25′, 71′) dhe Victor Moses (63′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli i skuadrës, Hazard, i cili pas dy golave të shënuara u vlerësua me notë 9.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Kiearn Gibbs, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/
Chelsea:
WBA: