Site icon Telegrafi

Chelsea 3-0 Rennes, notat e lojtarëve – Shkëlqen Werner

Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Rennes në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit E në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Frank Lampard ka vazhduar serinë pozitive duke marrë edhe fitoren e dytë radhazi në grup, pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Sevillas.

Golat për klubin londinez u shënuan nga Timo Werner (10’, 41’) nga penalltitë dhe Tammy Abraham (50’).

Lexo po ashtu Chelsea triumfon me lehtësi ndaj Rennes dhe ruan pozitën e parë në grup

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi gjerman, Werner, i cili u notua me 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin Dalbert, i cili pas ndëshkimit me të kuq u notua me 3.7.

Chelsea:

Rennes:

/Telegrafi/

Exit mobile version