Jemi në ditën e fundit të transferimeve për afatin kalimtar të janarit dhe befasitë janë pjesa më e bukura e kësaj dite.
Sipas Sky Italia, drejtori teknik i Chelseas, Michael Emenalo, ka udhëtuar në Torino për të transferuar Andrea Belottin.
Për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit klubi londinez duhet të paguajë klauzolën e italian që është 100 milionë euro.
Belotti ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/