Telegrafi

Chelsea 1-0 Man United, vlerësimet e futbollistëve (Foto)

Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Unitedit, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës FA.

Skuadra e Antonio Contes ka arritur të fitoj ndeshjen çerekfinale ndaj asaj të Jose Mourinhos, për të treguar që jo rastësisht janë lider në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Chelsea mposht Unitedin, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës FA (Video)

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 51 nga mesfushori francez, N’Golo Kante, i cili shënoi nga një distancë rreth 25 metrave.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Kante, i cili u notua me 9.1, ndërsa nota më e ulët shkoi për Ander Herreran, që u notua me 4.8. /Telegrafi/

Chelsea:

Paraqitje pozitive patën edhe Willian e Hazard

Man Utd: 

Te United dështuan edhe Pogba, Mkhitaryan e Rashford