Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Aston Villa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Ekipi i Graham Potter nuk ka arritur ta vazhdoj formën e mirë në kampionat, pasi janë ndalur nga të besuarit e Unai Emery.
Golat në këtë fitore të Aston Villës u shënuan nga Ollie Watkins (18’) dhe John McGinn (56’).
Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte portieri i mysafirëve, Emiliano Martinez, i cili u vlerësua me notë 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Mykhaylo Mudryk që u notua me 5.8.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/