Juventusi në sulm për Federico Chiesan, dhe atë me të gjitha forcat.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë në mbyllje të afatit kalimtar, sipas mediave italiane bisedimet po vazhdojnë pa ndërprerë.
Corriere dello Sport shkruan se Chiesa mund ta luajë sonte ndeshjen e fundit me fanellën vjollcë kundër Sampdorias.
Fiorentina tashmë është e vetëdijshme për humbjen e yllit të saj dhe ka bllokuar spanjollin Jose Callejon si zëvendësim për të.
Sa u përket bisedimeve mes Juves dhe Fiorentinës, negociojnë aktualisht janë për një huazim që mund të bëhet pastaj automatikisht detyrim blerje.
Viola vlerësim fillestar e kishte 70 milionë euro, një shumë e papranuar nga bianconerët, ndërsa tani pandemia ka bërë që shifrat të rishikohen.
Mendohet se një ofertë përfundimtare prej 50 milionë plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, ku totali do të ishte 60 milionë euro, do të ishte e pranueshme.
Juve fillimisht mund të ofrojë rreth 10 milionë euro për huazimin, pastaj 40 për blerjen përfundimtare, me 10 milionë të tjera në formë bonusi. /Telegrafi/