Sam Smith po shijon disa takime sekrete me ish-protagonistin e “Towie”, Charlie King – bën të ditur The Sun.
Dyshja përflitet se kontaktet e para i ka bërë përmes rrjeteve sociale, ku Charlie ka dërguar disa komente rreth çmimeve që Smith ka fituar në Grammy.
“Çifti ka dalë disa herë nëpër takime, por janë përpjekur të shkojnë në vende jo shumë publike në mënyrë që të mos fotografohen nga paparacët”.
“Ata zgjedhin klube jo shumë të famshme si dhe disa herë janë parë në apartamentin e Sam”, ka thënë një burim për tabolidin, transmeton Top Channel.
Mirëpo, deri më tani asgjë nuk është konfirmuar, pasi sipas të afërmve të tyre, ata kishin provuar të ndërtonin lidhje, por duket se kanë vendosur të mbeten thjesht miq.