Arsenali humbi ndaj Chelseat me rezultat 3-1.
Por, tifozët nuk u befasuan vetëm nga humbja, por edhe nga aktiviteti i Alex Oxlade-Chamberlain në Twitter pas takimit.
Anglezi ka pëlqyer (Like) një video në Twitter ku titulli i saj ishte “Wengeri duhet të largohet”.
Por, nuk ka munguar edhe shpjegimi i lojtarit, i cili ka thënë se e gjitha ka ndodhur nga pakujdesia.
“Natyrisht që nuk kam dashur ta pëlqej atë postim. Nuk e kuptoj as si e kam bërë!”, ka shkruar Chamberlian në Twitter. /Telegrafi/