Liverpooli ka fituar 2-0 në udhëtim te West Hami në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Golat për The Reds i shënuan Mohamed Salah në minutën e 35-të dhe Alex Oxlade-Chamberlain në të 52-në.
Liverpooli ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 7.06, ndërsa ‘Çekanët’ u vlerësuan me 6.39.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori anglez që mori notën 8.1.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte mbrojtësi i vendasve Angelo Ogbonna që u vlerësua me 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/