Telegrafi

Challandes nuk i pengoi prania e politikanëve në stërvitjen e së hënës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kishin takuar lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll në grumbullimin e parë të tyre para ndeshjeve të radhës për kualifikim në Euro 2020.

Me këtë rast Veseli i premtoi skuadrës shpërblim në vlerë një milion euro në rast se arrijnë kualifikimin.

Për këtë gjë një nga gazetarët e pyeti trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, se a i pengoi prania e politikanëve në stërvitje, por zvicerani nuk e shikon këtë si pengesë, por përkrahje.

Lexo po ashtu Challandes: Danimarka një test i mirë, Hekurani nuk do të luajë

“Nuk flas për politikë, por jam shumë i lumtur me përkrahjen në gjithë vendin, përfshirë politikanët dhe të tjerët”.

“Mendoj nëse ndajmë pak kohë për politikë është normale, nuk e shikoj si problem. Duhet të ndjehemi si familje, është e vetmja mundësi për neve”, ka thënë Challandes në konferencën për media para miqësores ndaj Danimarkës.  /Telegrafi/