Telegrafi

Çfarëdo që vesh, Kim kujdeset që të provokojë – edhe atë pa të brendshme (Foto)

Kim Kardashian sfidoi organizatorët dhe kodin e veshjes në një festë në New York, ku u shfaq edhe e mbuluar, edhe e zbuluar.

Nëna e dy fëmijëve tërhoqi vëmendjen me pakujdesinë e vet, pasi nën veshje duket qartë që kishte harruar të vishte të brendshme (jo që nuk i ka ndodhur edhe më parë), shkruan Top Channel.

Fustanin-triko që kishte veshur, 35-vjeçarja e kish kombinuar me një palë çizme të gjata të stiluara nga bashkëshorti i saj, Kanye West.

Lexo po ashtu Motrat Kardashian më të holla se kurrë më parë (Foto)

Si të mos mjaftonte Kim, festës dhe pozave që më pas u shpërndanë me shpejtësi fillimisht nëpër rrjetet sociale e më pas nëpër faqet e para të mediave rozë online, iu bashkuan edhe modele të tjera të ftuara në atë eveniment.