Site icon Telegrafi

Çfarë trashëgoi dhe çfarë ka tash në dispozicion Mourinho te Roma – një skuadër që dallon shumë

Jose Mourinho është duke e shijuar një periudhë fantastike te Roma, sidomos në këtë afat kalimtar veror.

Sigurisht, ata dolën të gjashtët në Serie A sezonin e kaluar, por ata gjithashtu fituan Ligën e Konferencës, duke fituar kështu trofeun e parë në 14 vjet.

Lidhja mes Mourinhos dhe tifozëve është e fortë pavarësisht nga koha e shkurtër që ai ka qenë në klub, dhe thjesht ndjen se diçka e veçantë mund të krijohet në kryeqytetin e Italisë tani.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Një nga arsyet kryesore për atë ndjenjë optimizmi, përveç suksesit të fundit evropian, është skuadra e re e Romës që Special One ka formuluar me dinakëri prapa skenave këtë verë.

Kur Mourinho iu bashkua klubit në maj 2021, skuadra ekzistuese ishte një grup i vjetër dhe i lodhur. Një të cilit i mungonte një nuancë e cilësisë së nevojshme për të qenë i suksesshëm në futbollin modern.

Një 35-vjeçar Edin Dzeko mori mbi supe pjesën më të madhe të përgjegjësisë përpara. Henrik Mkhitaryan – i cili në këtë pikë ishte shumë më i mirë – luajti një rol kyç krijues në shpresat sulmuese të ekipit.

Lexo po ashtu Dhjetë gjërat interesante që ndoshta nuk i keni ditur për Wijnaldumin

Dhe shumë lojtarë të tjerë kishin role të rëndësishme në skuadër, të cilët, për të qenë të sinqertë, nuk mund ta ngrisnin atë në nivelin më të lartë.

Më poshtë mund të shikoni skuadrën origjinale të Romës, të cilën Mourinho e trashëgoi pak më shumë se 12 muaj më parë.

Në të vërtetë, nuk është një 11-she me lojtarët më të fortë.

Megjithatë, krahasimi i atij ekipi me atë që do të lulëzonte pas 15 muajsh në linjë sjell disa rezultate vërtet të mrekullueshme.

Ka qenë një verë e ngjeshur në Romë, me Mourinhon që ka sjellë cilësi të dëshmuar në qytet në formën e Paolo Dybalas dhe Georginio Wijnaldum – dy lojtarë që padyshim se do të shtojnë cilësi në skuadrën romake.

Ai gjithashtu solli në klub verën e kaluar Tammy Abrahamin, i cili që atëherë ka ringjallur karrierën e tij pasi ishte jashtë planeve të Chelseat.

Pra, shikoni se si mund të duken 11-shja e re e Romës për edicionin 2022/2023 dhe ka pritje të mëdha se edhe në këtë sezon mund të shtojnë ndonjë trofe. /Telegrafi/

Exit mobile version